[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kaloi të gjithë karantinën në fshat: Ky është çmimi marramendës që pagoi për shtëpinë Rita Ora



Rita Ora gjatë periudhës së izolimit u karatinua në një fermë në një fshat të Londrës. Këngëtarja shqiptare në fakt shkoi për të qëndruar vetëm disa ditë atje për të përgatitur këngët e albumit të tretë, por më pas situata u përkeqësua shumë dhe u detyrua që të bllokohej aty pa patur mundësi që të largohet.

Ndoshta ju po mendoni se kjo është një mundësi fantastike për të, që të qëndrojë në një ambjent rrethuar me kaq shumë natyrë, por prisni pak sapo të lexoni se sa para ka harxhuar ajo gjatë kësaj periudhe.

Vetëm një natë në atë shtëpi kushton 465 euro dhe deri më tani “Daily Mail” shkruan se Rita Ora ka paguar 33 mijë euro. Po, po e lexuat mirë, por prisni sepse është vetëm fillimi për të.

Ndërkohë këngëtarja shqipare vijon të qëndrojë aty dhe është e sigurt që shuma të tjera para do harxhojë. Mësohet se Rita e ka prenotuar këtë shtëpi në fshatin Cotsëolds deri më dhjetor të këtij viti.

Menu Title