.
×

Kallashi ndërron pamjen, shkak ftesa në Tiranë



Kallashi sonte e informoi Kosovaren se, nesër mbrëma do të shkojë në Tiranë.

Është e thirrur në një pub nate, mbrëmje muzikore, për t’ua plotësuar kërkesën e shumë tironsve, por do shkojë edhe në emisionin “Zona e lirë”, të cilën e udhëheqë moderatori më i mirë dhe më i pëlqyer shqiptar Arian Çani, tek Kallashi ka qenë njëherë mysafire, prej nga pastaj iu shtua fama gjithandej që sot të bëhet imazh i të gjitha medieve të shtypura dhe ato elektronike.

Për këtë rast ajo ka ndërruar edhe look-un që të jep pamjen e vërtetë të personazhit, që tashmë ka bërë emër e famë- Kallashit.

Kallashi s’ka të ndalur. Shumë ftesa prej kahmos që flitet shqipja. E ftuar në shumë mbrëmje muzikore, në shumë media, në shumë projekte, të cilat i presim së shpejti në realizim.

E vlen të përmendim se klipi i fundit i saj në bashkëpunim me Sabianin e Marselin i është afruar dhjetë milionë klikimeve, çka tregon e dëshmon, se Kallashi edhe në muzikë po shkëlqen.

kallashi4

Kallashi

kallashi12

kallashi22