.
×

Kalimtarët në rrezik nga shembja e dheut në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit



Kalimi në pjesën e rrugës që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit është bërë i rrezikshëm.

Mundësia për rrëshqitjen e dheut, sidomos pas reshjeve të shiut, është e madhe.

 

Për këtë arsye prezenca e policisë në këtë vend është e domosdoshëm.

 

 

 

Në rrugën magjistrale Kacanik-Han i Elezit në mëngjesin e të hënës, ka qëndruar zëvendësministri i infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ekipe të KFOR-it dhe inxhinierë.

Ata me ugjencë kanë shkuar në vend për të parë situatën pas paralajmërimeve se kjo kodër mund të shembet.

 

Po të njëjtit treguan se inxhinierët kanë thënë se kjo rrugë paraqet rrezik të madh për qytetarët, prandaj duhet të bllokohet sa më shpejt.

 

E të vetëdijshëm për rrezikun e shembjes janë edhe udhëtarët. Ata shprehen madje të frikësuar se shembja mund të ndodhë çdo moment.