.
×

Kalaja e Prizrenit e piktorit Gazmend Freitag



Gazmend Freitag jeton e punon në Austri. Ai lindi në vitin 1968 në fshatin Pataqani i Poshtëm. Është fëmija i tretë me radhë nga pesë djemtë e Asllan dhe Qamile Mustafës. Posa përfundoi shkollën e mesme, regjistrohet në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Rrjedhat në Kosovën e robëruar, kur edhe mbyllet universiteti e detyron Gazmendin ta braktisë vendlindjen në vitin 1990, duke u vendosur fillimisht në Gjermani, e pastaj në Linz të Austrisë. Në mërgim i hyn fushës së artit pamor, ku piktura është prirja e tij.Në vitin 2013 studime në drejtimin Nudo në Universitetin e Arteve në Linz te profesoresha Annelies Oberdanner.