Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas konferencës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për Ushtrinë e Kosovës.
Kadrijaj ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook se nuk e ka të qartë se çfarë ka thënë Presidenti.
A po bëhet ushtria, apo nuk po bëhet, e ka pyetur ajo Thaçin.
Ky është shkrimi i plotë i Kadrijajt në rrjetin social:
Hashim qysh met tash. Pas 20 minutave konferencē nuk munda me kuptu sen , jo e kemi jo se kemi , jo jemi kordinu jo sjemi kordinu , bonu burrë e thuj a ti a Isa duhet, mos u mshef mas deklaratave tashmē te njohura tua. un po e kuptoj qe ia gjujte topin nē Ldk por a po bohet ushtria a spo bohet? lej hajgaret mos luj me ndjenja tona!