[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kadri Veselit po i dështon edhe krijimi i Komisionit për veteranët mashtrues, askush s’e përkrah



Deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe shoqëria civile i janë përgjigjur negativisht kërkesës së kryeparlamentarit, Kadri Veseli, për krijimin e një komisioni parlamentar për hetimin e listave të fryra të veteranëve dhe njëherësh pastrimin e tyre.

 

Sipas tyre kjo është një ndërhyrje në gjyqësor dhe keqpërdorim i komisioneve hetimore. Gjithsesi ka nga ata që mendojnë se Komisioni është ide e duhur. Enver Hoti, deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, thotë se Komisioni duhet të merret me këtë çështje.

“Qytetarët dhe vetë veteranët e UÇK-së kanë nevojë që të arrihet e vërteta, por e vërteta nuk mund të arrihet duke krijuar trupa paralele”, thotë ai.

“Ne jemi të bindur se institucion kompetent është komisioni” Por sipas deputetit nga radhët e LDK’së, Driton Selmanaj, çdo përzierje e politikës në këtë çështje do të dëmtojë procesin.

“Kjo është krejtësisht e panevojshme. Është lojë politike e kryetarit të kuvendit”, thotë Selmanaj. “Ata që duan të përfitojnë me vota me gjakun e njerëzve në kosovë nuk e kanë vendin në politikë”, vazhdon ai, duke drejtuar edhe sulme ndaj Veselit.

Ndërsa as deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk pajtohen me këtë iniciativë të Veselit.

“Komisioni hetimor nga rrethanat e tilla është prolongim i zgjidhjes së këtij problemi”, thotë deputeti Rexhep Selimi.

“Kryetari i parlamentit, si drejtues i koalicionit qeverisës PAN, ka rrugë më të shkurtëra për të ndërhyrë në këtë problem”. Betim Musliu konsideron se kjo është një ndërhyrje në punën e drejtësisë pasi që lidhur me rastin është ngritur një aktakuzë

Menu Title