.
×

Kadri Veseli nuk përmbahet pas akuzave për Komandant Drinit: Kjo është deklarata e tij



Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli para deputetëve ka thënë se qytetarët e vendit nuk e meritojnë një fjalor të tillë, që po zhvillohet në këtë Kuvend.“Unë asnjëherë në këtë Kuvend nuk kam filluar ta ngacmojë dikë, të paktën me vetëdije”, ka theksuar ai, raporton Gazeta Blic.Veseli ka folur për akuzën që i është bërë dje në lidhje me vrasjen e Komandant “Drinit”.

 

Ai ka theksuar cdo kush duhet të dijë se çka po flet.“A mendoni se ju jeni Zoti, që dikujt t’ia bëni me gisht dhe atë e shkatërroni”, tha ai, raporton Gazeta Blic.Ai ka thënë se deputetët mund t’i drejtohen Kryeprokurorit, të thërrasin seancë të jashtëzakonshme dhe që të nxjerrin rezolutë për cilëndo çështje.Ky reagim i Veselit vjen pas akuzave të deputetes së Vetëvendosjes, Drita Millaku e cila ka drejtuar gishtin drejt Veseli e Hashim Thaçit, për vrasjen e Komandat Drinit.“Komandant Drinin e kam njoftur shumë mirë. Në maje të malit kam qëndruar me ditë të tëra me të, ka qenë nën urdhra të mia. Ju që folni e nuk dini asgjë, por unë besoj se njerëzit e kqinj kanë manipuluar në lirinë e Kosovës. Po ai më i keq është ai i cili nxitë”, ka theksuar ai.