.
×

“Kadri Veseli kreu punë” – dilema e mashtruesve të ryshfetit se ku ta hanë drekën e shtrenjtë



Kadri Rexhepi dhe Rrahim Hashimi pretendojnë se Xhavit Haliti ka pranuar paratë nga Faton Dalladaku për ndërtimin e spitalit në hapësirat e QKUK-së në Prishtinë – thoshin se punën e kreu Kadri Veseli.

Ata pasi pretendojnë se kthehen nga takimi me Halitin, kanë një dilemë – në cilin nga restorantet e shtrenjta ta festojnë.

Pasi që Faton Dalladaku u jep ryshfet 50 mijë euro Kadri Rexhepit dhe Rrahim Hashimit, dy të dyshuarit për mashtrim kthehen tek Dalladaku për t’ia uruar nënshkrimin e kontratës për spitalin në QKUK, që sipas tyre do të ndodhë në ditën e fundit të janarit të vitit 2012.

Në video incizimin e siguruar nga Insajderi thonë se punën për ndërtimin e spitalit privat në hapësirat e QKUK-së e kreu Xhavit Haliti – më meritori sipas tyre ishte Kadri Veseli. I thoshin Dalladakut se pa të nuk do të kishte pasur asnjë mundësi.

“Nesër nënshkruhet kontrata edhe shuj ma, le pikë. Nesër prej 12-ve deri në 13:00 je në drekë cakto vendin diku edhe qaq”, i drejtohet Rexhepi pasi së bashku me Hashimin kishin marrë 30 mijë euro nga Dalladaku.

Dalladaku që shprehet mjaftë i shqetësuar i quan diktatorë njerëzit që po e obligonin të paguante.

“Mas pari po më vjen shtirë prej vetit, prej teje dhe këta djemtë  mas shumti po më vjen edhe prej diktatorit respekt kam maksimum prej teje po çka nuk muj nuk muj”, thotë Dalladaku në videon e siguruar nga Gazeta Online Insajderi.

Dëshpërimi që shpërfaq Dalladaku, Rexhepi e motivon duke i thënë se nuk bënë të prishet për pak.

“Faleminderit shumë prej teje po vallah bilah a po më sheh edhe në fytyrën që jam i dëshpëruar mos ja ** nanen. Për pak sen po e prish a?, jaaa”.

“Nesër prej 12 ve se ata prej 12 ve deri në 1 në parlament pushimin Xhaviti se e lidha që po ki qef me kanë edhe ti me hëngër drek”, thotë Rexhepi.

Në zyrën e Dalladakut në videon e siguruar nga Insajderi kthehet edhe Rrahim Hashimit. Duket i lumtur për marrëveshjen e arritur. Ai thotë se “punën për spital e kreu Kadri Veseli”.

Rrahim Hashimi: Pot kallëzoj drejt Kadria e kreu.

Faton Dalladaku: Kadri Veseli a?

Kadri Rexhepi: Auu pasha zotin u bojke m***

Kadri Rexhepi: Veç dicka mos të kofke Kadria mut u bojke.

Rrahim Hashimi: Unë i kam thënë edhe atij nuk u bojke mu tërhjek se qe 4 muaj, se ata në vetulla të lexojnë.

Hashimi pretendon që pi kafe shpesh me Veselin dhe Halitin. Ai thotë se duhet të largohet me arsyetimin se do të pi kafe për qejfi me Kadri Veselin.

Rrahim Hashimi: Nesër ma caktojnë se më tha që doni me nënshkru kontratën mundet me nënshkru…[ e ndërprenë bisedën, flet në telefon me dikë tjetër]

Rrahim Hashimi: Jo jo unë jam tu shku te Kadria se janë tu pi kafe, veç për qejf se jo kështu.

E gjithë dyshimet për ryshfet kishin filluar që nga viti 2014. Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës në konferencë për media dy ditë më parë kishte thënë se PDK kishte denoncuar Hashimin në Polici dhe Prokurori.

Sipas tij, nënkreytari tjetër i PDK-së, që përflitet si i përfshirë për fajde kishte dhënë intervistë në prokurori kundër Rrahim Hashimit. Aty kishte thënë se kishte marrë kërcënime nga një person, më pas kishte rezultuar të jetë pikërisht nga Rrahim Hashimi.

Katër ditë më parë janë arrestuar pesë persona për ryshfet, në mesin e të cilëve kanë qenë Ismet Osmanin – Curri, Rrahim Hashimi, Ilir Bojku, Adil Thaçi e Mentor Maqani. Ndërsa dy të tjerë janë ende në kërkim Ekrem Lika dhe Zekë Jasiqi.