.
×

Kabinë – stacionet po shkatërrohen (Video)



​Ka shumë kohë që kjo kabinë stacioni që shërben për pritjen e udhëtarëve është rrëzuar dhe nuk shërben për asgjë.

Kjo nuk është e vetmja që mund të shohësh në rrugët magjistrale në Kosovë. Ato ose janë rrëzuar nga kushtet atmosferike, ose janë rrëzuar nga vetë njerëzit, por të pashfrytëzueshme po mbesin tash e sa kohë.

Në gjendje të tillë është edhe tek kryqëzimi i rrugës Prishtinë – Janjevë – Ferizaj, në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

KosovaPress, ka arritur të kap disa pamje të cilat tregojnë dukshëm, se qytetarët që presin në këtë stacion nuk kanë ku të strehohen e as ku të ulën.

Akoma më keq do të jetë nëse në ato qaste do të jetë kohë me shi.