[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ka humbur jetën papritur fotografi i njohur shqiptar



Ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare, Arben Çeli. Çeli ishte një fotograf i njohur në punimet e tij. Ai mësohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër. Lajmi është bërë i ditur nga miqtë e tij që i shkruajnë se janë tejet të pikëlluar dhe të tronditur nga ky lajm.

“Mos Ben! Mos miku im… Per ku kaq larg, ne nje vjeshte me shi vella?! O Zot… Ngushellime te ngrohta nenes se Benit, zonjes se tij dhe djalit te mrekullueshem; dy motrave, fisit te madh dhe te mire Celi! Ngushellime gjithe miqve dhe shokeve te Benit, brenda dhe jasht Shqiperise…

Homazh per ty miku im i mire…,” shkruan një prej miqve të tij.

“As e kisha menduar kurre se do e dëgjoja këtë lajm. O Ben Celi që ma theve zemrën. Përtej të qoftë rruga e lehtë dhe e ndriçuar siç ishe ti me buzëqeshjen dhe mirësinë tënde, o miku im! Nuk kam fjalë…,” shkruan një tjetër.

Arben Çeli ka lindur në Tiranë. Ai ka punuar dhe si fotograf i Reuters për Shqipërinë.

Menu Title