.
×

Jusuf Buxhovi: Zoti në kohë murtaje



Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi ka shkruar në llogarin e tij në Facebook në lidhje me librin “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”,1982),shkruan Botapress.info.

Ky është edhe shkrimi i plotë nga ana e Buxhovit, pa ndërhyrje të Gazetes.

Zefi ma bani me dije se disa besimtarë nga Dushkaja po më prisnin te altari. Mendja më shkoi se kishin ardhë për me u ankue shkaku i ndaljes së meshës së të dielës nga fermani. Ishin pesë veta, që po u shihej në fytyrë pakënaqësia.

“Nuk po na lanë me iu afrue kishës, folën si me një gojë. Këtë nuk po na e ha mendja. Sëmundje ka pasë përhera. Shkojnë e vijnë dhe jeta vazhdon…”

Zura t’u flisja se kjo nuk ishte si çdo sëmundje, por murtajë, që faron njerëzimin. Por, atyre assesi t’u mbushej mendja se njerëzimi farohet. Thoshin se edhe sëmundjet janë nga zoti, se çdo gja vjen nga zoti, andaj nuk duhet për me u fshehë prej tyre që i kemi të shkrueme prej tij…

“Sëmundjet dhe e keqja nuk vinë nga zoti, sepse ai do të dilte shkaktar i së keqes…Ky asht mashtrim që duhet me e heqë nga mendja,.. Përkundrazi, Zoti nuk ngatërrohet me punët e liga… Ai na jep mendjen që t’u largohemi atyre, të jemi të ndershëm, të punojmë për të mirën tue e luftue edhe të keqen kudo dhe kurdoherë… Kjo është rruga e zotit…”

(Shkëputje nga romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, 1982)