.
×

Jusuf Buxhovi: Takimet me poetin e madh Azem Shkreli janë të natyrës së përjetimeve shpirtërore



Me Azem Shkrelin… Takimet me poetin e madh Azem Shkreli janë të natyrës së përjetimeve shpirtërore.

Sidomos për ata që i kanë takuar të njëtit brez dhe kanë kaluar nëpër të njëjtat sfida të kohës së ngritjes së vetëdijës sonë intelektuale dhe kombëtare si pjesë e procesit të shtetndërtimit të Kosovës. Është nder që kujtimi për shkrimtarin tonë është ruajtur në nivel institucional-shtetëror nepërmes çmimit kombëtar për vepër jetësore dhe atë të vitit në letërsi si dhe në atë të takimeve letrare në Pejë dhe në diasporë, në Gjermani.

Si mik dhe bashkëkohanik i shkrimtarit Azem Shkreli, ndjehem i nderuar që isha mysafir i Takimeve letrare “Azem Shkreli” në Gjermani, më 26 maj në Enntepetal, me ç’rast m’u dha mirënjohja e takimeve.

Kjo mirënjohje, bashkë me çmimin kombëtar “Azem shkreli “për veprën më të mirë të vitit më 2006 (romanin “Kodi i dashurisë”), më bëjnë krenar dhe mirënjohës ndaj veprës së shkrimtarit tonë të madh…