[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Jusuf Buxhovi: Shenjetori i Sukës dhe Jeniçerët



Ato që m’i tha dervish Lyta rreth mexhlisit të korbave në Sukë dhe hises së kërmave, më sollën para grahmës së fundit, asaj që po e prisja nga çasti kur u përballova me mjerimin e kasabasë… Në atë gjendje, perdja e syve, shikimit tim, ia kishte humbur përmasat e trishtimit…

Por, ç’e do, që ishte një zë tjetër, gjithë lemeri, i ndonjë dervishi të Sukës, nga ata që kishin marrë ikën pasi që Baba Qazimi ishte nxjerrë i lidhur nga tyrbja nga jeniçerët e Karaharunit të Rekës së Keqe dhe vendin e tij e kishte zënë ai që prej andej shitej shenjtor, që po më thoshte se duhej ta ndiqja për në Dushkajë, ku do të mbahej ziqri i madh, ku do të ushqehej kryeneçësia kundër zullumit …

Desha me i thanë se Dushkaja kaherë ishte shtruar nga jeniçerët e Karaharunit dhe zullumçartët e shumtë, që me çirrjet ngojë për të dhe lavdinë e tij vrasin dhe presin, por hetova se, kur më kishte parë në atë gjendje mejti, ia kishte mbathë…

“Kryeneçësia nuk mund të ndodhë aty ku e keqja merret si e mirë dhe e mira si e keqe, ku vrasësit kremtohen, ndërsa të dijshmit vriten…”

(Shkëputje nga romani “Jeniçeri i fundit”, Prishtinë, më 2013).

Menu Title