.
×

Juniku në terr deri në 10 orë



 

Mungesa e rrymës elektrike tashmë është bërë  përditshmëri në vendin tonë. Por mungesa e dritave deri në 10 orë po shkakton jo vetëm dëme të mëdha të bizneseve por edhe shqetësim e nervozë të banorët e vendbanimeve ku rryma mungon me orë të tëra, shkruan Botapress.

Në Junik rryma mungon deri në 10 orë. Banorët po reagojnë ndërkaq një qytetar I kësaj komune është shprehru kështu në Facebook:

 

 

Turp Turp Turp

 

Gati 20 vite paslufte, 10 vite shtet, mos me pas Komuna e Junikut rrym ka 10ore n’dite kjo eshte e papranueshme. A jemi komune a kem kryetar apo skem asgje, sic po shihet ma shume n’terr se sa me drite, mos me e be komuna e Junikut as nje reagim ma te voglin kjo nuk don koment. Asnje qytetare nuk e din pse po ndodh me Junikun mos me pas ka 10 ore rrym. A duhet komuna e Junikut te pakten me e dit pse po i ndodh vetem Junikut, a eshte pse spo paguhet, a eshte ne pytje rrjeti elektrik apo na ka nzon pa zot shtepie. Spo flas me larg po qe 1 muaj Juniku ma shume eshte pa rrym se me rrym edhe kurkush nuk reagon. A jemi edhe ne pjes e Kosoves, a jemi edhe ne komune apo tregona se nuk jemi asgje ateher le te jemi ne mshiren e fatit.