.
×

Jovanovici mbron shqiptarët: Serbët po bëjnë akte të turpshme



Lideri i Partisë Liberale Demokratike, Cedomir Jovanovic, ka folur në favor të shqiptarëve lidhur me atë që ndodhi në Beograd.

“Po ndodhin akte të turpshme dhe qyqare ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë. Atmosfera e krijuar nuk po zbutet, por vetëm se acarohet më tepër. Kjo nuk është një mënyrë për të mbrojtur Serbinë. Ata që kanë sulmuar bashkëqytetarët tanë shqiptarë, ashtu do të sillen edhe me ne nëse na takojnë rrugëve”, vlerëson ai, transmeton Almakos.

Jovanovic theksoi se shqiptarët se serbët nuk duhet të jetojnë në intolerancë me etninë shqiptare.