.
×

Jordania sulmon Shtetin Islamik në Siri



Aeroplanë luftarakë jordanezë kanë sulmuar strehimet e militantëve të Shtetit Islamik në Siri më 5 shkurt dhe pastaj kaluan mbi qytetin e lindjes të pilotit jordanez, të vrarë nga militantët.

Mbreti i Jordanisë, Abdullah, e ngushëlloi familjen e pilotit, dhe mijëra njerëz u mblodhën në qytet, kur avionët luftarakë po ktheheshin.

Dëshmitarëtthanë se mbreti Abdullah i kishte thënë të atit të pilotit se avionët kishin sulmuar qytetin e Raqqas.

Kjo ndërhyrje erdhi dy ditë pasi militantët e Shtetit Islamik lëshuan një video që tregonin pamje të pilotit jordanez Mouath al-Kasaesbeh,teksa ata e dogjën të gjallë në një qeli.

Televizioni shtetëror tha se detajet rreth sulmeve ajrore do të zbulohet më vonë, duke shënuar herën e parë që Jordania njoftoi sulme jashtë kuadrit të koalicionit ndë