.
×

Johnson nënshkruan marrëveshjen e Brexit-it



Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi në Twitter se ka nënshkruar sot marrëveshjen e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, e parashikuar për 31 janar.Pas tre vitesh krizë politike në Britaninë e Madhe që prej referendumit të vitit 2016, Brexit pritet të ratifikohet tashmë nga Parlamenti Evropian të mërkurën e ardhshme, para se ndarja të hyjë zyrtarisht në fuqi.

Bashkimi Evropian njoftoi sot emërimin e ambasadorit të parë në Britaninë e Madhe, i cili do të marrë funksionet e tij duke nisur nga 1 shkurti.

“Portugezi, Joao Vale de Almeida do të marrë kryesimin e delegacionit që do të përfaqësojë Unionin në Britaninë e Madhe”, njoftoi në një komunikatë shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian përfunduan procedurat e fundit para ndarjes së tyre. Presidentët e institucioneve evropiane nënshkruan sot marrëveshjen e divorcit dhe ia transmetuan Parlamentit Evropian për ratifikimin më 29 janar, akti i fundit në kuadër të finalizimit të shkëputjes nga një union i bashkuar./ATSH