.
×

Jeta Xharra ka një ide për zgjidhjen “e konfliktit” me flamuj



 

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Jeta Xharra është përfshirë në debatin për dhe kundër flamurit të Kosovës e të Shqipërisë.

Në një postim të saj në Facebook ajo ka dhënë një propozim interesant si zgjidhje kompromisi për konfliktin rreth flamujve, shkruan Botapress.

Ja postimi i Jeta Xharrës në Facebook:

 

A ka dikush n’këtë shtet që zgjidh konflikte e jo që krijon? A bon me e lanë flamurin shqiptar qaty ku o e me ja qit ballë për ballë edhe atë Kosovës e bile atë të Kosovës me rrethu me krejt flamurat e shteteve që e kanë njoft Kosovën? Hajt ju pafsha hajrin, mendoni me pak ma shumë kreativitet e gjithëpërfshirje të dëshirave të ndryshme, jo tu ja mohu kurkujt kurgjo! Vend ka sa dush, bile është një park totalisht i papërdorshëm mu përballë rrethit – pra ka vend për ma shumë se një flamur – edhe kshtu munden me u knaq krejt apetitet dhe të gjithë të jetojnë të lumtur përgjithmonë. Prralla n’shkallë, dukati n’ballë!