.
×

Jeta në retrospektivë: Në artin poetik të poetit Rrahim Sadiku



Haki Bunjaku

Haki Bunjaku

Në përmbledhjen e poezive” Zgjuar me Etjen”,titull ky simbolik,ku autori me sukses e në rrafshin metaforik,artistikisht e përjeton në retrospectivë jetën me tërë bagazhin e krajatave të saj,por këtu nuk jipet një autobiografi personale,por në sensin meditativ,një biografi e kolektivitetit me të njëjtën etje zhuritëse.

A thua cili zgjim na qenka ky dhe çfarë etje e ka trazuar nga gjumi autorin,Rrahim Sadiku dhe shokët e tij të fjalës e të….?

Një tis meditativ që është shtri mjeshtërisht mbi këto poezi,i shmanget narratives dhe deklarativizmit,prandaj,mendojmë,se këtu dominon efekti poetik dhe ngritet arti poetik në një stad më të lartë.

“Shoh si ikin vitet e djeshme

e ardhmja shndërrohet në pritje

si më tradhton shpresa

me besimin se do të vish

me besimin që s`e besoj

dua të besoj thellë

deri në dhembje.”(f.10.)

 

A thua çka është kjo pritje e “djegshme, e zhuritshme,e memzi pritshme?

Ç `është kjo pritje e pritjeve?!

Autori me anë të meditacionit e nxit lexuesin që ta vazhdojë e rivazhdoi leximin.por edhe që ta angazhojë për të mendua se ku po del poeti.

Pritja te ky autor nuk është pritje pasive e humbjes së kohës,por është pritje e angazhuar për ëndrrën e Madhe.

„Fal ata që më bënë kryq,

ata që më deshën të keqën

ata që e ushqyen të keqën.“

(f.15)

Dhe më tutje:

“S`e lë shpirtin të thërrmohet kotësive

 

të keqen nuke dua të mbetet as te ata,“

 

(Po aty,f.15)

Autori në fjalë e thrret muzën poetike që ta ndihmojë për ta qëndisur me vargje të kaluarën plot mynxyra e padrejtësi,gjithënjë duke ruajtur drejtpeshimin human.Ai me koshiencë e ruan balansin moral dhe kodin e inteledktualit të dëshmuar,prandaj edhe për rastet më të shëmtuar,mbase edhe tragjike,nuk revoltohet as mallkon,por vetë ua mëvesh petkun artistik

Që këte vetëm  njeriu me shpirt të dlirë dhe me patosin human mund ta bëjë.

Poeti:Rrahim Sadiku,jo vetëm që posedon dell të fuqishëm poetik,por këtu ka treguar maturi e përkushtim të veçantë,duke përzgjedhur fjalët dhe duke skalitur vargjet me mjeshtri.

Kjo është një veçori e tij karakteristike që e bënë të dallohet nga të tjerët,për stilin vetanak,por edhe për përsosjen artistike.

“Si mjegull druaj humbesh

Nëpër fluturime mendimesh

sa je nuk je.”

(f.16).

Gjuha e përdorur këtu është e pastër dhe e pasur e cila zhvillohet përmes një sintakse konstruktive.

Me këte poet,Letërsia Shqipe po pasurohet me një talent që premton shumë.

Ja se çfarë mesazhi jipet për mes këtyre vargjeve:

“ Askund shteg as breg as det

nuk shkojmë dot përtej shpirtit

ku të kërkojmë shpëtimin o

një lutje ku ta themi o.”

(f.18).

Kur e përlajnë futunat kohën dhe vendin e poetit,ai shqetësohet me shkak:

„Nuk ndjehem

nuk ndjehem i qetë

nuk ndjehem

As akulli nuk është më i ngrirë

se unë…..”

(f.24.)

Poeti në fjalë edhe në momentet më të vështira nuk lëshon ofkëllima,nuk rrebelohet, as përdorë eksklamacionin,por krejt i qetë e dinjitetshëm shpreh emocionin lirik dhe ate pa përdorur lidhëset:e,dhe,edhe etj.

Vargu pa to lidhet më spontanisht,të cilit nuk i ngre kurthë me rima,të cilat nuk janë domosdoshmërisht stolisje e poezisë.

Nuk mund ta përjashtojmë këtu  krejtësisht rimën,por vetëm ate klasike,sepse rima kumbon këtu brenda fjalës e brenda vargut:

Shkeli mbi qeshjen time

mbi kujtimet për ty

Dritën robëroi

ëndrrave u tha ikni”

(f.28).

Dhe në fund them se po e mbylli komentin vlerësues,por jo edhe veprën.

 

Shënim:

Për këto rropatje e djerësitje “faji” bie mbi Sabit Rrustemin që po më furnizon me botime të reja.