.
×

Jessie J performon sot në Tiranë



Këngëtarja e njohur britanike Jessie J, do të jetë sot në Tiranë, për të kënduar në koncertin festiv kushtuar 70-vjetorit të çlirimit të vendit.

Për mijëra fansa të këngëtares në Shqipëri, ky është një moment që nuk duhet humbur. Këtë e tregojnë dhe komentet e shqiptarëve në faqen zyrtare të këngëtares në Facebook, ku i urojnë mirëseardhjen në Tiranë, duke shprehur padurim.

Po duket se udhëtimi drejt Tiranës është ekzaltues edhe për artisten, e cila, teksa ka konfirmuar lajmin për fansat në Facebook, shkruan:

“Për të festuar Ditën e 70 të Çlirimit të Shqipërisë, Jessie do të performojë në një koncert të veçantë pa pagesë për Ditën Kombëtare të Shqipërisë, në Tiranë më 29 Nëntor!”. Koncerti i mbrëmjes së sotme do të jetë i mbushur me yjet e muzikës shqiptare, mes të cilëve dhe këngëtarja Elhaida Dani apo Alban Skënderaj. “Jessie J në Tiranë … Jam kaq e emocionuar të jem mbështetëse e këtij koncerti! Do jap më të mirën time”, ka shkruar në Instagram, Elhaida Dani.

Jessie J është një ndër këngëtaret më të njohura të momentit. Vetëm pak ditë më parë, ajo ishte në kopertinën e revistës së njohur “Glamour”, ku fliste mbi marrëdhënien e saj me Lule James, me të cilin është e lidhur. Pyetjes nëse është e dashuruar, ajo iu përgjigj: “A jam e dashuruar? Po punoj për këtë. Nuk dua të dukem e keqe, por ende nuk kam rënë në dashuri. Le të themi që po mësoj si të bie. Kur u pyet se çfarë duhej që ajo të dashurojë dikë, Jessie J tha se ka nevojë për dikë që të jetë “budalla” me të: “Të jesh i dashuruar është të sillesh me dikë njësoj sikur të ishe vetëm”, u shpreh ajo.