.
×

Jep dorëheqje nga pozita e tij gjyqtari Faik Hoxha



Udhëheqësi i Departamentit të Krimeve të Rënda dhe gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Faik Hoxha ka dhënë dorëheqje nga pozita e gjyqtarit.

Dorëheqja e tij ka ardhur si pasoj e shkaqeve jo të mira shëndetësore.  Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, vet gjyqtari Faik Hoxha.

“Për shkaqe shëndetësore kam dhënë dorëheqje nga pozita e gjyqtarit.  Tash po pres që Këshilli Gjyqësor  ta aprovoj kërkesën time për dorëheqje. Po pres njoftimin nga këshilli rreth kërkesës time”, është shprehur gjyqtari Hoxha.

Ai, thotë një herë për një herë prioritet i tij është shëndeti i tij,  e më vonë nuk dihet nëse do të kthehet sërish në pozitën e gjyqtarit, apo të nis profesionin e avokatisë, siç bëjnë shumë gjyqtarë e prokurorë.

Ndërkohë Hoxha përmendet në dosjen e Azem Sylës, si njëri prej zyrtarëve që ishin korruptuar nga grupi i tij për të mos i hetuar ata, për një ryshfet prej 20 mijë eurosh në dosjen e prokurorit të EULEX-it, Danillo Ceccarelli.   /