[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Jehona D. Gashi: Ja pse dua ta votoj edhe më 14 Shkurt, LDK-në?



Gjatë jetës sfidohesh me gjërat nga më te ndryshmet. Shpesh herë mësohesh me diçka dhe drejtpërdrejt krijohet një mundësi për të qenë krahë njerëzve që ndjejnë nevojën të jesh afër tyre.

Secili ka qëllim në jetë, disa bëhen nënshtrues e disa qendrestarë të pa lëkundur ndaj ideve dhe qëllimeve që kanë paraqitur tek të tjerët duke i bërë të ditura ato.
Po u bë politika me lojëra, lëkundet lehtë dhe si e tillë edhe shuhet.
Lidhja Demokratike e Kosovës është grup që në vete ka idetë që thyejn edhe tradhëtitë e mundshme e edhe injorancat dhe egot e disave. Shembull konkret kemi Vjosa Osmanin dhe ekipin e saj, apo thënë ndryshe grup i vogël që as që qenë ndonjëherë aq të rendësishem sa për t’u përmendur. Dhe emrat e tyre mund t’i shihni ndoshta në skandale që po bëhen publike tashme.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka parime. Qëndrimet dhe vendimet duhet të jenë në koordinim dhe bashkpunim njëri me tjetrin. Nëse vendos shumica, mos del kundër, se duke marrë vendim i vetëm nuk mund të dish asnjëherë nëse po e bën të duhuren. Vjosa, gjithmonë kundërshtoi vendimet e LDK-së, pse duhet të themi se ishte me LDKnë ajo?!

Atë e kemi përkrahur aq fortë kur ka qenë kandidate për kryeministre, jo pse ishe Vjosa, por sepse, LDKja ia dha besimin për të qenë në atë vend.

Duke u thirrur si DJATHTISTE dhe duke shkuar kokë e këmbë, me parime e qendrime tek MAJTISTËT, kjo është për të qeshur. Ajo ka shfaqur të vërtetën e saj, të cilen e nëpërkëmbi ndër vite. Do t’më kishte ardhë turp, duke nisur nga përsonat të cilet ajo thirret në idealin e tyre e deri tek votuesit që i kishte para një viti.

LDK-në do ta votoj përseri dhe jo vetëm unë. Do ta votojmë të gjithë ne, sepse LDK-ja është akademi për partitë tjera. Është shkollë që në listë ka nxjerrë emrat më të duhur, njerëz të shkolluar, akademik, përsona që në forma të ndryshme i kontribojnë vendit dhe jo veç t’flasin kotë. LDK-ja nxjerrë vepra, për fjalë i kemi partitë tjera.
LDK-ja është e vetmja parti që Kosovës ia bën të mundshme bashkpunimin me Evropë, me SHBA e me gjerë.
Gjatë kësaj kohe sa ka qenë ne krye të qeverisë LDK-ja kemi pa zhvillime të ndryshme në të mirë të Kosovës dhe shoqërisë. Pavarësisht situatës në të cilen gjendemi kemi pa përparime nga puthuajse të gjitha sferat të cilat janë drejuar nga ta, duke përfshirë shkurtimisht këtu: shëndetësi, arsim, ekonomi, kulturë.
Edhe ata që se votojnë LDK-në thellë në vete e dijnë realitetin dhe thellë e ndjejnë atë dashuri që tingllon si misterioze. Po gjithsesi edhe atyre që kanë inat LDKnë Zoti i dhashtë forcë të shohin çdo ditë duke u bërë më e fortë. Sepse, askush, askush, nuk mundi ta qrrënjosë e as të dekurajoj rugovistët të përhumbën në flliqësitë e tyre. LDK është një, të tjerat janë kopje, dhe gjithmonë origjinali ka efektin e vet.

Dua edhe të shtoj diçka për rugovistët dhe gjithë ata që u rrah zemra për frymen rugoviane: kjo frymë nuk do të shuhet as pas linçimeve e as pas mashtrimeve. Do të jemi edhe më të fortë seç ishim. Dhe kjo frymë, kjo ide, këto parime mbrohen vetëm duke votuar LDK dhe kandidatët e saj. Mos u përhumbni pas përsonave që ikin andej nga shkon era.

Me shumë dashuri nga unë Jehona D. Gashi

Menu Title