.
×

Janë 99 arsye pse duhet ta votoni Mimoza Shahinin e LDK-së



Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, kam nderin të ju  njoftoj se unë,  Mimoza Shahini jam në listën zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me Nr 99.

Falenderoj,  Kryeministren e ardhëshme të Kosovës Zn, Vjosa Osmani  si dhe udhëheqjen e LDK-së për nominimin tim për deputete në Kuvendin e  Kosovës. Sigurisht, që është një privilegj  por edhe një përgjegjësi morale, profesionale dhe politike për t’i shërbyer Kosovës në ditët e saj më të vështira. Na priftë e mbara!

Prof. dr  Mimoza Shahini eshte diplomuar ne Fakultetin e Mjekesise ne Universitetin e Tiranes,  studimet e Magjistratures ne Universitetin e Prishtines dhe studimet e Doktoratures ne Universitetin e Vjenes. Ajo punon si Prof assistent ne Universitetin Shteteror “Isa Boletini te Mitrovices” dhe Psikiatre per femije dhe adoleshente ne Qendren Klinike Universitare te Kosoves. Ajo eshte nje nga themelueset e departamentit te Psikologjise ne Universitetin e Prishtines, dhe eshte themeluese e Sherbimit te Psikiatrise se femijeve dhe Adoleshenteve ne Kosove.

Dr. Shahini eshte anetare e disa bordeve te revistave Shkencore Boterore te fushes se psikiatrise.