[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Jakup Krasniqi: Ka diçka hyjnore në personalitetin e Adem Demaçit



Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën ka uruar Adem Demaçin në 81 vjetorin e lindjes së tij.

Sipas Krasniqit, ka diçka hyjnore në personalitetin e Demaçit.

“Hyjnore, dashuria e thjeshtësia e tij për kombin e atdheun, që ne vdekatarët edhe nuk e pamë ose nuk deshëm ta shohim e as ta shihnin! Ne e kishim shpëtimtarin Adem Demaçi në mesin tonë, dhe ai në momente kaloi pranë nesh krejt pavërejtshëm, bile shumë pavërejtshëm, ndërsa ne, bashkëkombësit e tij, shpirtin, jetën dhe perspektivën tonë e të fëmijëve ua lamë në duar të dyshimta”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se “Demaçi edhe në ditëlindjen e 81-të mbetet njëri nga shtyllat e rralla të lirisë e të Pavarësisë sonë”.

Menu Title