.
×

Jakup Gërguri: Kush s´festoi dje?



Dita e qlirimit u festua nga pushtetarët me një grup njerzish,me një protokoll që len shumë për të dëshirue për qytetarin e Kosoves.Fillimi i pothuaj gjitha defilimeve me vonesë,hapsirë shumë e ngushtë për mediat e Kosoves,kushte shumë të pavolitshme për hecjen për musafir nëpër sheshet e Prishtines,hapsirë shumë e ngushtë për qytetarët,etj, etj.

Është për tu quditur se si Dita e Qlirimit festohet vetëm nga Pushtetarët,ndërsa qytetarët kanë ditë normale të punes.Edhe pse ata që festuan ishin pushtetarët dhe të knaqurit më pushtetarët,prap seprap atmosfera ishte tejet e zymtë,dhe ajo pasqyroi drejtë gjendjen faktike të popullit të Kosoves.

Edhe pse u munduan të ia bëjnë qejfin vehtes,edhe të pranishmit ,edhe musafiret e lexuan ,dhe e gjykuan situaten (pjesërisht) aty per aty.U fishkellua kryetari gjatë fjalimit të tije,dhe u injoruan figurat politike madje edhe nga presidenti Klinton.

Nga pushtatarët tanë u injoruan kësaje here edhe President Rugova,edhe hero Adem Jashari,u injoruan Zahiri edhe Salihu,u injoruan edhe heronjtë edhe deshmorët,u injorua edhe gjithë Mërgata që veq kur ju duhet e përmendin.

Qka është edhe më e paparanueshme u injorue edhe gjithë opozita që e përbënë shumicen parlamentare në Kosovë.

U injorue gjithë shtresa Akademike e Kosovës ,e cila do duhej të ishin karshi burrshtetasve më eminent botëror ,dhe ata do dinin më së miri të reflektonin për shpiertin shqiptar se si di të mirëpres e të jetë falenderues për punen e tyre që bënë për popullin tonë në kohrat më kritike.

Është pikëpyetje pas rastit para shumëditësh ne burgun e Dubraves(frustrim i një të mbijetuarit) ,dhe rasti i djeshem te varrezat e dëshmorve në Prizren,(frustrimi i një prindi të një viktime),rasti tjeter në të ardhmen mund të eskaloi ngase i vjen fundi durimit të ketijë populli me këtë pushtet të papërgjegjshem.

Kam përshtypjen se populli dje ,po ta kishte mundësinë do kerkonte nga President Klintoni edhe për ndihmë qlirimi nga pushtetarët tanë.

Shpresoj se në të arddhmen do festoi edhe populli,e jo një grusht njerzish me pushtetar.

13.06.2019 Jakup Gërguri