.
×

Jahjaga dekoroi Bogujevcin e Vokrrin me Medaljen Presidenciale të Meritave



Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim të përbashkët kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, ish-futbollistin e mirënjohur, z.Fadil Vokrri dhe sekretarin e Federatës së Boksit të Kosovës, ish-boksierin e mirënjohur, z.Mehmet Bogujevci, të cilët i dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave, për angazhim dhe kontribut të dhënë në fushën e sportit.

Medalja Presidenciale e Meritave u jepet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta si: arsim, shkencë, kulturë, rini, sport, siguri, shërbim civil.