.
×

Jahir Morina-Gipa: Nëna,motra dhe vajza te Kosovës jeni forcë e pashtershme e shoqërisë



 

Jahir Morina-Gipa kandidati për deputet nga partia e AAK-së ka thënë që nënat, motrat dhe vajzat e Kosovës janë forca e pashterrshme  e shoqërisë, janë ato që përcollën bijtë për luftë.

Morina u shpreh se vajzat dhe gratë e Kosovës me thjeshtësinë dhe zgjuarsinë e tyre, e kanë vendosur dinjitetin e gruas në Kosovë.

Kandidati për deputet ka shpërndarë disa fotografi ku shihen shumë gra, nëna dhe vajza të reja në përkrahje të Morinës, i cili ka numrin rendor 94 në listën për deputet.

Postimi i plotë:

“Të nderuara nëna,motra dhe vajza te Kosovës!Ju nëna forcë e pashtershme e shoqërisë,që me dashuri dhe dhimbshuri rritet dhe rrisni vajza e djem trima e të mençur!Që përcollët bijtë tuaj në luftë duke i bekuar!
Ju gra e vajza të Kosovës,që me thjeshtësinë dhe zgjuarsinë tuaj,keni ditur të vendosni dinjitetin e gruas kosovare ne çdo sferë të jetës politike dhe ekonomike!Ne,nuk do ishim këta që jemi pa Ju! “Pas burrave të zotë,qëndrojne gra të zonja!”
Programi jonë i qeverisjes është i pandarë nga përfshirja Juaj në çdo aspekt,prandaj përkraheni me gjithe forcën që Ju dispononi
AAK PSD 119
Jahir Morina GIPA nr 94″