.
×

Jacobson “viziton” Thaçin në Qeveri, para takimit me presidenten Jahjaga



Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobsson para pak çastesh është parë duke dal nga objekti i Qeverisë së Kosovës, ku edhe e ka zyrën kryeministri i Republikës, Hashim Thaçi.

Gazetari i Indeksonline ka arritur të fotografojë Jacobssonin teksa del prej objektit të ekzekutivit, por që informacione zyrtare deri më tani ende nuk ka se me kënd është takuar.

Ndryshe, presidentja e vendit, Atifete Jahjaga pritet që të takohet në orën 12:00 me liderët e partive politike. /Indeksonline/