.
×

Jabllanoviq sot do të jep dorëheqje



Sipas burimeve të lajmi.net, Aleksandar Jabllanoviq, ministër për Kthim dhe Komunitete i Republikës së Kosovës, do të jep dorëheqje nga kjo pozitë brenda pak orësh.

  Një zyrtarë i lartë i Listës Serbe ka thënë për lajmi.net me kush anonimiteti se Jabllanoviq e ka përgatitur dorëheqjen me shkrim, dhe se këtë pritet që gjatë ditës t’ia bëjë me dije edhe kryeministrit Isa Mustafa.

“Nuk e di nëse do të dalë në konferencë për media, por e di që dorëheqja me shkrim është përgatitur dhe këtë Jabllanoviq e ka bërë nën trysnin e Prishtinës dhe të Beogradit, por edhe të faktorit ndërkombëtar”, ka thënë burimi i lajmi.net.

lajmi.net ka raportuar ditë më parë për mundësinë e shkarkimit të ministrit Jabllanoviq nga kryeministri Mustafa, por kjo masë nuk është marrë për shkak se është vlerësuar si më e qëlluar dorëheqja.

Vendimi për shkarkim ishte marrë pas konsultave që Qeveria e Kosovës kishte pasur me përfaqësuesit e shteteve anëtare të Quint-it dhe se zbatimi i tij ishte paralajmëruar të bëhej brenda pak ditësh.

Qëllimi i koalicionit qeveritar PDK-LDK është që Lista Serbe të mbetet brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, me qellim që të vazhdohet me integrimin e serbëve, sidomos të atyre që jetojnë në veri të vendit.

Ministri Jabllanoviq, duke i quajtur egërsira i fyeu familjarët e të zhdukurve gjatë luftës, pasi muajin e kaluar penguan vizitën e disa zyrtarëve serbë në Gjakovë. Kjo deklaratë e tij nxiti protesta në të gjithë vendin, ndërsa opozita u përpoq ta shfrytëzojë me kërkesat e saj politike.

Dorëheqja e tij është vlerësuar si e domosdoshme me qëllim të mos nxitjes së urrejtjes ndëretnike në Kosovë dhe prishjen e raporteve të ndërtuara, për çfarë institucionet kosovare dhe faktori ndërkombëtar kanë punuar që nga paslufta

– See more at: http://lajmi.net/jabllanoviq-do-te-jep-doreheqje–sot_100093690.html#sthash.lyCODn0e.dpuf