.
×

Jabllanoviq nuk pranon të japë dorëheqje



Ministri serb, Aleksandër Jabllanoviq, thotë se dorëheqje jep vetëm nëse ia kërkon “Lista Serbe”. Ai e pranon se konsultohet edhe me Beogradin. Tregon se PDK-ja dhe LDK-ja janë zotuar që brenda pesë muajve do ta themelojnë Bashkësinë e Komunave Serbe me fuqi ekzekutive.

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq, dorëheqjen e të cilit po e kërkojnë me mijëra qytetarë, nuk e ka ndërmend ta japë.

Në një intervistë për gazetën “Zëri”, ai thotë se këtë do ta bënte vetëm nëse ia kërkon “Lista Serbe”.

Nuk e ka këtë hall, përmend se dorëheqja i është kërkuar disa herë dhe politikanëve të tjerë shqiptarë.

Edhe pse është ministër i Qeverisë së Kosovës, ai e pranon se konsultohet edhe me Beogradin. Jabllanoviq bën me dije se askush nuk e ka detyruar t’u kërkojë falje nënave të viktimave të luftës, porse këtë e ka bërë vetë.

Për statusin juridik të Kosovës tha, “këtu ende vlen Rezoluta 1244, i pëlqej apo si pëlqej dikujt”.

Jabllanoviq, bënë me dije se në marrëveshjen e tyre me partnerët e koalicionit do të themelohet Bashkësia e Komunave Serbe dhe jo Asociacion, brenda pesë muajve me fuqi ekzekutive.

Ministri serb, shtonë se në Qeveri janë për të punuar, “por kemi edhe dëshirë për të punuar dhe komunikuar edhe me PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, edhe me Beogradin dhe me gjithë strukturën në Kosovë.

Jabllanoviq ka treguar se nuk i ka thënë askush të kërkojë falje.

“ Jo, nuk ma ka kërkuar askush. Unë si politikan me përgjegjësi e di kur, në cilin moment duhet të jap një deklaratë. E kam ndier nevojën që të sqarohem po ashtu edhe të kërkojë falje, sepse deklaratë ime është keqkuptuar”, ka thënë ai./Zeri/.