.
×

Ja si përgjigjet ambasadori O’Connell, kur e pyesin ‘A më mirë ktu a atje?’



Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell i ka ftuar qytetarët në një debat të hapur virtual në rrjetin social “Facebook”, duke i ftuar ata që t’i parashtrojnë pyetje në hapësirën e komenteve, shkruan GazetaBlic.Ai ka shkruar “Jam gati t’u përgjigjem pyetjeve tuaja. Parashtroni pyetjet tuaja në hapësirën e komenteve dhe për një orë do të mundohem të përgjigjem në sa më shumë pyetje.”Publikimi i tij ishte bërë në tri gjuhët që njihen si gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës, shkruan GazetaBlic.
Pyetja që përdoret si shpesh kur të huajt (ata që vijnë nga vendet jashtë Kosovës) vijnë në Kosovë, i është parashtruar edhe ambasadorit.A.K e ka pyetur ambasadorin si me shaka “A ma mir ktu a jasht ahhahahahahaahha“, e përgjigjen që e ka marrë nga ambasadori ka qenë epike. Ky i fundit me shumë sinqeritet i është përgjigjur “Më mirë në Goodison Park”.

Edhe Sh.B i ka bërë një pyetje interesante ambasadorit duke i shkruar “Si është Nena mbretëreshë me shëndet.”, e përgjigja e ambasadorit ka qenë “shumë mirë, faleminderit për kujdesje”.Kujtojmë se ambasadori, O’Connell është një nga ambasadorët më të zëshëm dhe ai është i martuar me një grua shqiptare.