.
×

Ja si ia thotë këngës “Kur ta ktheva Kosovë shpinën” amerikani me ngjyrë, Clayvion Winn nga Detroiti(Video)



Botapress, 11 Tetor – Ai është amerikan. Është amerikan me ngjyrë apo zezak në kuptimin e fjalës, njeri me ngjyrë të zezë, shkruan Botapress.

Por kjo nuk e ka penguar amerikanin  Clayvion Winn që t’ia thotë këngës në gjuhën shqipe të rapsodit Dervish Shaqa,  “Kur ta ktheva Kosovë shpinën”.

Në këtë video që ka siguruar Botapress, amerikani me ngjyrë Ckayvion, i mbështjellë me flamurin kuq e zi dhe me fanellë të flamurit të Kosovës e me plis të   bardhë në kokë shihet duke kënduar këngë  dhe duke vallëzuar në një ambient shqiptar, ode burrash me stufë dimri e me parmakë, trarë druri në tavan.

Për më shumë dëgjojeni si ia thotë këngës në gjuhën shqipe amerikani me ngjyrë  Clayvion Winn nga Detroiti i Amerikës.

VIDEO KETU