[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja si e quan Azem Vllasi, Murat Jasharin me shokë



Botapress, 15 Mars

“Nëse merren në shënjestër njerëz të ndryshëm të njohur sipas funksionit, do të thotë që është e nxitur dhe financuar prej dikujt. Prandaj unë nuk mund t’i quaj ndryshe vec mercenarë të paguar nga armiqtë e popullit shqiptar. Ata kanë qëllim ta destabilizojnë vendin”

baneri-2015

18:02, 15 Mars 2017

Avokati Azem Vllasi, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se ata që deshën ta vrasin atë dhe po pretendojnë të kenë listë për të vrarë të tjerë shqiptarë, nuk janë vecse mercenarë të armiqve të popullit shqiptar.

Ai ka deklaruar se kurrë nuk e ka njohur dorasin, Murat Jashari, dhe se i vjen keq që ka qëlluar të jetë vëllai i heroit Ismet Jashari, i njohur si komandant Kumanova, njofton Klan Kosova.

Vllasi ka theksuar se për bindjen e tij vrasja e tij ishte e porositur dhe me tendencë për të shkaktuar destabilizim të Kosovës, duke shtuar se në të mund të jetë përfshirë shërbimi sekret serb.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar për këtë Murat Jasharin. Unë e di që Murat Jashari është i familjes Jashari. Thashë, ku qëlloi ky ta fëlliqë emrin e tyre. Më pas kam dëgjuar në media që është vëllai i komandant Kumanovës, që ka merita shumë të mëdha. Por ja që qëlloi ky që ia fëlliqë emrin”.

“Konkludim imi logjik është se është njeri i porositur prej dikujt. I shtyrë, e me gjasë edhe i paguar. Jam cuditur që e ka pranuar menjëherë fajësinë. Kjo më bën të mendoj që ky ishte atentat i porositur. Ky nuk ishte i Kosovës. Ishte i Kumanovës. Atje përzihet spiunazhi serb shumë. Vetëm e di që po luhen lojëra të mëdha rreth nesh dhe mes nesh. Për ta destabilizuar Kosovën dhe për të futur frikë dhe pasiguri tek qytetarët. Ata që kanë qëllime të këqija ndaj Kosovës mendojnë që luajnë si maca me miun”.

“Kjo është e cuditshme. Cmenduri. Nëse merren në shënjestër njerëz të ndryshëm të njohur sipas funksionit, do të thotë që është e nxitur dhe financuar prej dikujt. Prandaj unë nuk mund t’i quaj ndryshe vec mercenarë të paguar nga armiqtë e popullit shqiptar. Ata kanë qëllim ta destabilizojnë vendin. Kam dëgjuar të përmenden ngjarjet e vitit ’81, që nuk e di cfarë lidhje kanë me kohën tonë. Ata që porosisin gjëra të tilla, njerëzit nuk i gjejnë nga radhët e profesorëve, por të tillë si ai që deshi të më vrasë mua. Mund të jenë vegla të kujtdo për një grusht para, apo motive tjera”.

vllasi

Menu Title