.
×

Ja se si familja e Hashim Thaçit e ka kapur tregun e sigurimeve në Kosovë



 

Vëllai i Presidentit të Kosovës, Gani Thaçi, pati ardhur pa shumë zhurmë në Byronë Kosovare të Sigurimeve. Fillimisht në postin e drejtorit të një drejtorie brenda këtij institucioni, e më pas, për një kohë të shkurtër, arriti të bëhet udhëheqës i tregut të sigurimeve në Kosovë.

Ardhjes së Thaçit ia panë hajrin shumë njerëz. Duke filluar nga fëmijët e tij e deri tek të afërm më të largët, të cilët filluan punë në bizneset, ndër më profitabilet, tashmë të vëna nën kontroll nga ai.

Gazeta Fjala, në një hulumtim të zhvilluar për afro një muaj, me 3 nëntor 2016 pati identifikuar njerëzit e afërm të Gani Thaçit, të cilët u punësuan në tregun e sigurimeve, shpesh pa asnjë konkurs, pas ardhjes së tij në udhëheqjen e Byrosë Kosovare të Sigurimeve.Thaçi rehaton fëmijët në kompanitë e sigurimeveTre fëmijët e Gani Thaçit, Kushtrim Thaçi, djali i madh, Evgjeni Thaçi vajza dhe djali i vogël Leutrim Thaçi punojnë në kompani të ndryshme të sigurimeve.

Të gjithë të punësuar pas ardhjes së të atit në krye të Byrosë.Djali i madh, Kushtrimi, është anëtar i Bordit në kompaninë e sigurimeve “Kosova e Re”. Emri i tij si anëtar i Bordit figuron edhe në ëeb-sajtin e kompanisë.Gazeta Fjala ka kërkuar nga Agjencia Anti-Korrupsion për ta komentuar këtë rast nëse i njëjti përbën konflikt interesi, por nuk ka marrë përgjigje, me arsyetimin se Byroja Kosovare e Sigurimeve nuk hyn në domenin e institucioneve që trajtohen nga antikorrupsioni.Saktësisht Gazeta ka pyetur se a paraqet konflikt interesi të qenit e Kushtrim Thaçit anëtar bordi në një kompani të sigurimeve, kur dihet se Byroja si institucion e udhëheq procesin e zgjedhjes së drejtorit të Byrosë.

Si dhe a mund të ketë pasur mundësi të ndikimit, pasi secila kompani ka një votë në zgjedhjen e drejtorit të Byrosë.Rasti i fundit, ku u zgjedh Blerim Pushkolli, drejtor i Byrosë së Sigurimeve, u përcoll me shumë zhurmë. Disa kompani dhe vet Auditori i Brendshëm e cilësuan zgjedhjen e Pushkollit si të paligjshme.

Të punësuar në këtë treg Gani Thaçi ka edhe vajzën Evgjeni Thaçi si dhe djalin e vogël, Leutrim Thaçi.Evgjeni Thaçi punon në kompaninë e sigurimeve “Siguria” pronar i së cilës është Rrahim Pacolli, i cili po ashtu është i punësuar edhe në Byro, si udhëheqës i Këshillit Administrativ.Kurse djali i vogël Leutrim Thaçi punon në kompaninë e sigurimeve “Eurosig”.Evgjeni Thaçi në “Siguri” punon si zyrtare e marketingut.Gazeta Fjala ka pyetur Pacollin për mënyrën e punësimit të saj në “Siguri” dhe se a është bërë kjo në bazë të konkursit publik.Përgjigja e Pacollit ka qenë e shkurtër dhe e pazakontë, në këtë rast.

“Po Evgjeni Thaçi punon tek ne. Punon në marketing dhe e kryen punën shumë mirë. Ne i marrim punëtorët pa konkurs pasi jemi kompani private”, ka thënë Pacolli për Gazetën Fjala.Ai ka mohuar që të këtë ndikuar në punësimin e saj fakti se është vajza e Gani Thaçit.Ndërkohë, për Leutrim Thaçin, i cili punon në kompaninë Eurosig, Gazeta ka pritur për tri javë përgjigje për mënyrën e tij të punësimit dhe çfarë pozite mban.Meqë nuk ka marr përgjigje as pas tri javësh Gazeta ka kontaktuar direkt në kompani.“Momentalisht Leutrimi nuk ndodhet në zyrë”, ka qenë shkurtë përgjigja e një zyrtareje në kompani. Gazeta ka provuar të kontaktoj direkt në telefonin personal të Leutrim Thaçit, por i njëjti ka qenë i pa qasshëm.Të punësuarit e Thaçit në ByroKrahas fëmijëve, Gani Thaçi duket se e ka zgjeruar numrin e të punësuarve në tregun e sigurimeve, edhe me të afërm më të largët.Në Byronë Kosovare të Sigurimeve të cilën një kohë Thaçi e udhëhoqi, ndërsa tani e ushtron pozitën e zëvendësdrejtorit, e ka të punësuar djalin e motrës.

Fjala është për Besim Shalën, i cili në Byro mban pozitën e Shefit të Arkivës.Gazeta Fjala ka kërkuar dëshmi nga Byroja për mënyrën e punësimit të Shalës, por nuk ka marrë përgjigje as pas tri javësh.E punësuar në Byro është edhe Edona Ahmeti, e dashura e Kushtrim Thaçit, djalit të madh të Gani Thaçit.Për më tepër, Edona Ahmeti së fundi është emëruar në pozitën e drejtoreshës së departamentit për Karton të Gjelbër.

Gazeta Fjala nuk ka marrë përgjigje nga Byroja e Sigurimeve as për këtë rast. /Gazeta Fjala/

Lista e të afërmeve të Gani Thaçit në tregun e sigurimeve:

Kushtrim Thaçi – djali i madh, anëtar i bordit në kompaninë “Kosova e Re”

Evgjeni Thaçi – vajza, e punësuar në kompaninë “Siguria”

Leutrim Thaçi – djali i vogël, i punësuar në kompaninë “Eurosig”

Besim Shala – tezaku,shef i Arkivës në Byro

Edona Ahmeti – e dashura e djalit, e punësuar në Byro