.
×

Ja sa vota morën liderët kryesorë të partive politike



Botapress 7 Nëntor – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të gjashtë tetorit.Albin Kurti, kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër, ka dalë si më i votuari nga këto zgjedhje, duke marrë gjithsej 183 868 vota.

Pas tij radhitet kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, e cila nga zgjedhjet e gjashtë tetorit ka dalë me 176 188 vota.

Kadri Veseli, ndërkaq, kandidat i PDK-së, për pozitën e kryeministrit ka marrë 146 763 vota.Ramush Haradinaj, kandidat i AAK-së për kryeministër, ka marrë 75 917 vota.