.
×

Ja sa para u sekuestruan në aksionin e sotëm policor në Prishtinë e Ferizaj?



Botapress, 18 Qershor – Siç ju kemi njoftuar më herët sot Policia e Kosovës, në bashkërendim me autoritetet kompetente dhe bazuar në urdhresen e gjykatës themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion kontrolli/bastisjeje në gjashtë (6), lokacione të ndryshme në qytetin e Prishtinës dhe Ferizajt. Operacioni i kontrollit është kryer në bashkëveprim të ngushtë ndërmjet zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe zyrtareve policor nga shteti i Gjermanisë. Operacioni i zhvilluar ka pasur për qëllim gjetjen e dëshmive materiale lidhur me vërtetimin e veprës penale “Pastrim i parave”, të cilën dyshohet ta kenë kryer persona të dyshuar të involvuar. Bastisjet janë kryer në qytetin e Prishtinës në (2) dy lokacione, ndërsa në qytetin e Ferizajt në (4) katër lokacione. Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar:

63/foldera me dokumentacione të ndryshme në lidhje me aktivitetin e bizneseve të një kompanie.
Janë konfiskuar një numër i madhe i hard-disqeve të kompjuterëve, USB dhe pajisjeve tjera elektronike të cilat ekspertët e fushës i kanë konsideruar të nevojshme për t’u ekzaminuar .
Janë sekuestruar gjithësej edhe 6296,50 euro
12/orë dore të llojeve t ndryshme si Armani, rolex, festina, fossil, svatsh, boss
Një veturë e tipit Porshe
Një mortor i tipit yamaha
Me vendim të Prokurorit të prokurorisë speciale të dyshuarve u janë ngrirë të gjitha llogaritë bankare biznesore dhe ato personale.
Po ashtu u janë ngrirë 8 parcela tokësore prona të të dyshuarve, këtu hyjnë edhe dy shtëpi banimi të cilat gjenden në lagjen Marigona në Çagllavicë.
Pasi të dyshuarit nuk janë gjendur në shtëpitë e tyre, janë urdhëruar që të paraqiten pranë autoriteteve për t’u intervistuar në ditët në vijim, bëhet e ditur në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës, përcjellë Botapress.