.
×

Ja sa para dhe ari kishte ruajtur Tito!



Komisioni Kombëtar i Serbisë ka hapur vitin e kaluar sekretin më të madh të Jugosllavisë, i ruajtur për 33 vjet, përkatësisht ka hapur kasafortën personale të Josip Broz Titos, liderit të Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe ish-federatës .
Pas vdekjes së Josip Brozit më 4 maj 1980, sipas vendimit të kryesisë së RSFJ-së, të gjitha gjësendet personale të Titos mbetën të mbyllura, ndërsa janë hapur vetëm vitin e kaluar, ndërkohë që disa nga gjërat më të vlefshme ju dhanë Bankës Kombëtare të Serbisë, transmeton Telegrafi.

Medaljet e Titos, sipas vendimit të Kryesisë së RSFJ-së, pavarësisht nga vlera e saj, nuk i ka ruajtur Banka Kombëtare e Serbisë. Duke pasur parasysh se disa prej këtyre medaljeve kanë vlera të mëdha materiale, është propozuar që familja të merr kopjet, ndërsa shteti, në varësi të natyrës së medaljeve, të ofrojë kompensim financiar ndaj trashëgimtarëve, kurse medaljet origjinale do të mbeten në vende publike.

Në mbledhjen e Kryesisë së Jugosllavisë, të mbajtur më 30 mars 1982, sekretari i përgjithshëm, Ivan Dolniçar, kishte njoftuar anëtarët e Kryesisë rreth trashëgimisë së Josip Broz Titos.

Pastaj, u vendos që ari të depozitohet në thesarin e Bankës Kombëtare. Gjithashtu u vendos që prona, e cila u zbulua se i përkiste familjes Karagjorgjeviq, të jetë në dispozicion të Bankës Kombëtare të Jugosllavisë.

Përveç arit, u zbulua se cilat medalje i përkasin familjes Karagjorgjeviq, madje edhe safiri i kaltër, për të cilën të anketuarit pohojnë se i përkasin dinastisë Romanov në Rusi!

Në thesarin e Titos është ruajtur ky thesar:

1. 29 kilogramë e 366 gramë ari në shufra dhe pluhur

2. 2663 monedha ari dhe dukatë

3. 1271 copë monedhash numizmatike

4. 26, 219 dollarë amerikanë

5. 36 mijë marka gjermane

6. 149 copë bizhuteri (që i përkisnin familjes Karagjorgjeviq)

7. Safir i kaltër i familjes Romanov

8. 18 komplete pjata të argjendta, argjendtë të praruar

9. 83 copë mansheta, pako cigaresh, medaljone, zinxhirë, shenja etj.