[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja sa lindje u kryen për një vit në QKUK



Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në shtatë spitalet e përgjithshme të vendit gjatë vitit 2016, janë kryer 23 261 lindje.

“Vetëm në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, janë kryer 10047 lindje, që është në rritje për 406 lindje më shumë, krahasuar me vitin 2015. Nga numri total i lindjeve në QKUK 3381 kanë qenë me operacion”.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, janë kryer 2171, në Spitalin e Prizrenit 3619 lindje, në atë të Gjilanit 1852 lindje, në Spitalin e Ferizajt, 1644 lindje, në Spitalin e Mitrovicës, 1607 lindje, në Spitalin e Gjakovës 2116 lindje, kurse në Spitalin e Vushtrrisë 205 lindje (numër i kufizuar meqë Spitali gjatë vitit 2016, ishte në renovim dhe shërbimet ofroheshin te Spitali i Mitrovicës)”, njofton QKUK.

Menu Title