.
×

Ja sa kosovarë kanë fituar Green Card me llotarinë amerikane



Botapress 29 Korrik – Departamenti i Shtetit amerikan ka publikuar së fundmi të dhënat mbi Lotarinë amerikane. Pothuajse 84 mijë aplikues janë përzgjedhur rastësisht nga sistemi, mes rreth 15 milionë regjistrimeve për programin “DV 2020”.

Në rajonin evropian, Rusia mban vendin e parë për numrin më të madh të aplikuesve të përzgjedhur, plot 5.118 persona. E menjëherë pas saj vjen Shqipëria me 3.603 aplikues të përzgjedhur.

260 shtetas janë zgjedhur nga Kosova, 249 nga Maqedonia dhe vetëm 35 nga Mali i Zi. Numër të lartë të të përzgjedhurve ka dhe Ukraina me rreth 3 mijë dhe më tej Turqia me 2.709. Ndërsa Islanda dhe Luksemburgu asnjë të zgjedhur.