.
×

Ja raporti i Policisë së Kosovës për përleshjen e tifozeve të Prishtinës e Dritës



 

Me datën 20 Maj 2018 ne qytetin e Pejës në kuadër të kampionatit të futbollit “Vala super liga e Kosovës” ne stadiumin e qytetit “ Shahin Haxhiislami” në Pejë është organizuar ndeshja e futbollit në mes te FC “Prishtinë” dhe KF “Drita” e cila ka filluar ne ora 16:00.

Policia e Kosovës me të gjitha njësitë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes.

Policia e Kosovës gjatë dhe para ndeshjes së futbollit ka arrestuar katër (4)persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Pas përfundimit të ndeshjes gjatë shpërndarjes së tifozëve, në rrugën Pejë-Prishtinë në dalje të qytetit ka ndodhur një incident ku gjatë përleshjes në mes të tifozëve të dy ekipeve, janë lënduar tetë (8) persona të cilët janë dërguar ne Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, ndërsa një (1) nga të lënduarit ka pësuar lëndim të rëndë trupor dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Sipas ekipit mjekësor gjendja e te gjithë të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë.

Në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit një (1) nga të lënduarit tani i dyshuar i caktohet masa e ndalimit policor.