.
×

Ja pse duhet ta votoni Fatmir Ademajn, kandiatin e LDK-së për Asamble të Malishevës



 

 

Fatmir Ademaj është një prej aktivistëve më të devotshëm dhe më aktivë i LDK-së jo vetëm në Malishevë. Ai është pjesë e pothuaja të gjitha aktiviteve të kësaj partie në Malishevë dhe më gjerë.

Në zgjedhjet e 22 tetorit Fatmir Ademaj garon me numrin 11 (sa për koinçidencë, numri 11 është data e ditëlindjes së tij) dhe ai kërkon votën tuaj për të zbatuar programin e tij e të LDK-së në të mirë të banorëve të Malishevës.

Po kush është Fatmir Ademaj?

 

Fatmir Ademaj u  lind me 11 tetor 1987  në fshatin Llapqevë të  Komunës së  Malishevës.

Fatmiri, shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes me sukses shembullor.

Shkollën e Mesme e vazhdoi në gjimnazin “Abdyl Frashëri” në Malishevë, ku përveç suksesit shembullor  e themeloi edhe organizatën “Ndihmë njëri-tjetrit për një shkollë më të mirë”, ku ushtroi pozitën e kryetarit .  Përmes kësaj OJQ u botua edhe libri për 15 maturantët “ Lulet e këputura”.

Në vitin 2007 u regjistrua në Fakultetin Juridik, ku gjatë studimeve ishte edhe bursist, u angazhua edhe me aktivitete të studentëve,  ku u zgjodh sekretar i Këshillit të Studentëve 2008/2010. Pastaj anëtar i Këshillit të Profesorëve 2009/2010  dhe nga viti 2012/2013, u zgjodh  kryetar i studentëve në Fakultetin Juridik.

Në vitin 2014 i  regjistruar  në Studimet  Master në Fakultetin Juridik  n; Universitetin e Prishtinës,  ku e ka përfunduar me sukses në vitin 2016.

Në vitin 2012 e ka regjistruar Fakultetin e Shkencave Politike .

Është i martuar, është baba i dy vajzave.

 

ANGASHIMET POLITIKE

 

Kryetar i  Forumit Rinor LDK- NËNDEGA LLAPQEVË  2007-2009.

Kryetar i  Forumit Rinor LDK- Dega Malishevë për dy mandate 2009-2012/2012-2016.

Anëtar I kryesisë së Forumit të Rinisë në nivelin qendror : 2012- 2016

Sekretar i Nëndegës Llapqevë 2010/2015.

Anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-ës në Malishevë   viti 2009 e deri më tani.

Asamblist Komunal 2013-2015.

Drejtor  Komunal në Malishevë -2015 -2016.

PRITSHMËRIA NGA ANGAZHIMI IM DHE ZOTIMI IM

 

Së pari do të mundohem me integritet moral dhe intelektual që të jem zëri i juaj në Asamblenë Komunale. Angazhimi im për qytetarët e Malishevës do jetë në këto fusha:

  1. Monitorimi i akteve dhe rregulloreve që nxjerrë Kuvendi Komunal që ato të jenë në harmoni me ligjin dhe të drejtat e njeriut;
  2. Angazhimi im do jetë sidomos në ngritjen e çështjeve që kanë të bëjnë me rininë , ngjallja e debateve për të rinjtë, dhe në koordinim me Qendrën Rinore,  do të kërkojë që të hartohet strategjia për Veprim Rinor Lokal;
  3. Do të jem zëri i qytetarëve për çfardo shqetësimi të drejt të qytetarëve, të cilët besojnë që përmes fjalës sime të trajtojnë kërkesat e tyre;
  4. Programi i LDK-ës është i bazuar në shtyllat ,si: arsimi, shëndetsia, ekonomia, bujqësia , shërbimet  publike . Në këto lëmi do mundohem të jap kontributin tim që sa më mirë të hartohen politikat publike  që i depolitizojnë çështjet në fjalë;
  5. Përvoja ime paraprake më inkurajon që të kem një komunikim me qytetarët. Unë do të jem i gatshëm që së paku një herë në muaj si asamblist të mbajë takim me të gjithë grupet e interesuara;
  6. Do të kundërtshtoj fuqishëm veprimet,   të cilat e dëmtojnë interesin publik, në veçanti dëmtimin e buxhetit komunal;
  7. Në mandatin 4 vjeçar së paku një herë në vit do të vizitojë lokalitetet ose fshatrat dhe do të shqyrtoj kërkesat e tyre në vijën institucionale;
  8. Do të bashkëpunojë ngusht me shoqërinë civile me theks të veçantë në promovimin e të drejtave të të rinjve;
  9. Do të angazhohem për trajtimin e qenëve endacak sipas standardeve ndërkombëtare dhe ligjeve në fuqi;
  10. Angazhimi im do të përqëndrohet ndër të tjera në ofrimin e këshillave,  përmes një grupi ekspertësh të infrastrukturës dhe qeverisë të udhëhequr nga LDK-ja , që të krijohet një plan urban për qytezën e Malishevës;
  11. Do të jem i njejti- ashtu, si sot edhe neser;

 

 

 

 

 

 

ANGAZHIMI PËR  FSHATIN TIM

Fshati Llapqevë që nga paslufta është lënë anash nga pushteti edhe ato projekte,  të cilat janë kryer janë kryer  90%  nga qeverisja e LDK-së.

Sot, si prioritete janë:

  1. Ujësjellsi;
  2. Rregullim i të gjitha kanalizimeve në fshat dhe krijimi i një impianti për largimin e ujërave të zeza;
  3. Asfaltimi i rrugëve të mbetura në fshat dhe trotuari në fshat;
  4. Ndriçimi publik i fshatit;
  5. Do të mbajë takim me banorët e fshatit çdo 6 muaj dhe do të paraqes shqetësimet e tyre në Asamble;
  6. Do të kërkoj që ambulanca të funksionalizohet dhe së paku dy herë në javë të ketë mjek në ambulancë;
  7. Zotohem para Zotit se me përgjegjësi të  plot do të  jem mirënjohës dhe I  pa lëkundur në besimin  e dhënë  ndaj meje.

*Andaj qytetarë të Malishevës e në veçanti ju bashkëfshatarë të mi, kërkoj besimin tuaj për të më votuar për Asamble Komunale.

Do të punojë parreshtur në ruajtjen e vlerave njerëzore e kombëtare.

Vota e juaj, përgjegjësi për mua!