.
×

Ja pozita e re e Albena Reshitaj në Kabinetin e Kryeministrit



Botapress, 6 Korrik-Dha dorëheqje para pesë ditësh, por sot mori pozitë të re. Ish-Ministrja e Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka marrë pozitën e këshilltares politike të Kryeministrit Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Express.

Lajmin për emërimin e Reshitajt në këtë pozitë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Pas lirimit nga detyra e ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Albena Reshitaj, kam konsideruar se njohuritë dhe përvoja e saj institucionale janë me rëndësi që të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Si Kryeministër i Qeverisë, jam i bindur se kontributi i ish ministres, është më së i nevojshëm, andaj i kam ofruar asaj postin e Këshilltares Politike, ofertë kjo të cilën ministrja e ka pranuar.

Jam i bindur se vazhdimi i bashkëpunimit institucional me zonjën Reshitaj është në interes të qytetarëve dhe në funksion të implementimit të programit qeverisës.Zonjës Reshitaj i uroj punë të mbarë.RH/BP/