.
×

Ja plas të qeshurës në ekran/ Gazetarja lexon lajmin se…(VIDEO)



Një gazetare ruse, Aleksandra Novikova ka qeshur me lot gjatë raportimit live të lajmeve. Momenti kur ajo ka nisur duke qeshur ka qenë lajmi për rritjen e pensioneve në vend.

Videoja e saj është bërë virale në rrjetet sociale. Ajo po jepte lajmin e mirë për përfitimet financiare që do të siguronin personat me aftësi të kufizuara dhe veteranët e luftës.

Lajmi që kishte të bënte me kosto të tilla për qytetarët rusë, e shpërqendroi gazetaren e cila ja plasi të qeshurës pa ndaluar edhe pse ishte para ekranit. Ajo qeshi përreth një minutë edhe pse u mundua që të qetësohej sado pak. “Unë u përpoqa, ju e dëgjuat. Asgjë nuk ka qenë duke u transmetuar drejtpërdrejtë”,-ka thënë Aleksandra.