.
×

Ja pamjet nga kolonat e gjata dhe deri në dhjetë orë pritje në pikën kufitare në Merdar



Botapress, 19 Gusht-Në këtë sezon veror shumë bashkatdhetarë të cilët jetojnë në shtetet perëndimorë kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Kosovë.

Mirëpo ata si shumë herë gjatë viteve të tjera edhe këtë vit po përballen me pritjet e gjata në kufij, sidomos në kufirin me Serbinë, shkruan Botapress.

Kështu nga 12 pikat kufitare sa janë të mbikëqyrura nga QKMK, në Merdar, Mutivodë, Jarinje, Vërmicë, Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë ka pritje dhe kolona, ndërsa te të gjitha kryesojnë pritejt në Merdare. Kolonat e gjata në Merdar arrijnë deri në 3 kilometra në dalje ndërsa 600 metra në hyrje.

Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar pritje në dalje ka deri në 1 orë e 20 minuta ndërsa në hyrje deri në 10 minuta. Në pikën tjetër kufitare atë në Mutivodë, ka pritje deri në 3 orë ndëra kolona e veturave arrin deri në një kilometër. Në Jarinje ka pritje sikurse në Mutivodë, ndërsa në Vërmicë, Muçibabë ka më pak kolonë dhe pritje, shkruan Botapress.

Botapress ka siguruar fotografi dhe video nga këto pritjet e gjata të bashkatdhetarëve në pikën kufitare në Merdar gjatë ditës së djeshme, ku pati deri në 10 orë pritje.

Kjo gjendje është mjaft shqetësuese sidomos për familjarë dhe ne shpresojmë se do të gjendet një zgjidhje afatgjate për të reduktuar sado pak pritjet e mërgimtarëve tanë./Botapress/B.M/