[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja në cilin vend “meditonte” Behgjet Pacolli sa ishte mërgimtar në Zvicër



 

Lideri i AKR-së Behgjet Pacollli i është rikthyer kohës së tij të para shumë viteve kur kishte ardhë në Zvicër për të nisur punën dhe jetën e re prej mërgimtari shkruan Botapress.
Kështu gati 5 dekada më parë, Pacolli ishte vetëm një djalë nga Marevci që kishte ardhë në Evropë për të siguruar një të ardhme më të mirë.
Sot Zvicra është vendbanimi i dytë i Behgjet Pacollit dhe familjes së tij.
Por ai ka rikujtuar kohën e kaluar përmes një fotografie të postuar në Facebook ku shihet duke medituar apo sic thotë ai “…për t’u çlodhur, larg stresit dhe shqetësimeve”
Ja postimi i Behgjet Pacollit në Facebook:
Në fillim të karrierës sime në Zvicër, ky ishte vendi im i fshehtë ku vija për t’u çlodhur, larg stresit dhe shqetësimeve. Mungesa për familjen time në Kosovë ishte e madhe. Në një ditë pushimi si kjo, po mendoj edhe për këtë kohë.

Menu Title