.
×

Ja lista e shteteve me votat e diasporës (Dokument)



Botapress 16 Tetor – Rreth 14 mijë vota nga vende të ndryshme të botës kanë ardhur në Kosovë, të cilat sot kanë filluar të numërohen nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).Sipas një dokumenti, të cilin e posedon portali “Front Online”, më së shumti vota kanë arritur në Kosovë nga Gjermania, përkatësisht 5892 vota e më së paku nga Kolumbia (1 votë).

Nga Zvicra kanë arritur 3944 vota, 516 vota nga Suedia, 486 vota nga Italia, 421 vota nga Franca, 307 vota nga Belgjika, 289 vota nga SHBA-të, 272 vota nga Mbretëria e Bashkuar, etj.

Më poshtë mund ta gjeni listën e shteteve prej nga kanë ardhur votat e mërgatës për zgjedhjet e 6 tetorit 2019.