.
×

Ja kush votoi pro e kush kundër njohjes së stazhit të atyre që punuan nga 1989-1999 (DOKUMENT)



Gazeta Blic raportoi se amandamenti i cili do të njoh stazhin e atyre që punuan në sistemin e atëhershëm të Kosovës nga viti 1989 deri më 1999, nuk u votua nga një pjesë e deputetëve të LDK-së dhe nga ata të PDK-së. Amandamenti i cili u propozua nga deputetët rebelë të PDK-së: Vjosa Osmani, Armend Zemaj, Arben Gashi e Doruntinë Maloku, kaloi falë mbështetjes që i dha opozita e përbërë nga VV, AAK e Nisma ndryshe ai nuk do kalonte. Është sidomos interesante që LDK këtë amandementim dhe plan për këtë temë e kishte paralajmëruar tash disa vite dhe e kishte një pikë pothuajse qendrore të programit të saj. Këtë para deputetëve në Seancë e tha edhe Vjosa Osmani. Nëse opozita llogarit në përçarje edhe mëtejshme të LDK-së nuk dihet. Por ajo që duhet thënë me këtë rast: është mirë të shihet se kush votoi pro dhe kush kundër këtij amandamenti shumë të rëndësishëm.

Gazeta Blic  ka arritur që të sigurojë listën e plotë të deputetëve se si votuan për njohjen e stazhit të mësimdhënësve, mjekëve dhe të kategorive të tjera që punuan në sistemin paralele të Kosovës nga vitit 1989 deri më 1999.

10872815_10204322237110579_8058945288602296351_o

 

10406508_10204322236590566_4789954713383868238_n