.
×

Ja kush merr pjesë në takimin e Vjosa Osmanit me Forumin e Gruas se Ldk-së



Në Hotelin Golden Imperial në Prishtinë është mbledhur  Vjosa Osmani me forumin e gruas, aty do bashkohën qindar gran në mbeshtetjen e Osmanit duke e përkrahur si gruan e pare për poziten e kryeministrës, shkruan Botapress.info

Vjosa është deputete e Kuvendit të Kosovës tash e tri mandate. Dy palë zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë e nxorën Vjosën si gruan deputete më të votuar në historinë e Kuvendit të Kosovës.

Doris Pack është e pranishme në këtë takim.

Kosova mund të jap shembullin e parë në historinë shqiptare ku një femër të jetë kryeministre. Kandidatja Vjosa Osmani mbetet kandidatura më e fortë ndër radhët e LDK në Kosovë.

Ajo është deputetja më e votuar në Kosovë si dhe është diplomuar në Universitetin e Pitsburgut në SHBA. Është nga Mitrovica dhe militante e fortë për mbrojtjen e territorit të Kosovës. Flet shkëlqyer gjuhë të huaja si anglisht, turqisht, spanjisht dhe serbisht

Kosova po shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Të gjitha partitë janë fokusuar të fushata, te koalicionet parazgjedhore dhe natyrisht te emri për kandidat për kryeministër që do të nxjerrin para votuesve kosovarë. Deri tani, sipas sondazheve, duket se LDK do jetë favorite e fitores së pushtetit, por edhe për një fakt tjetër. LDK do të propozojë për kandidate për  kryeministre një femër. Ajo quhet Vjosa Osmani.

Ja CV e kandidates për kryeministre në Kosovë. Nëse ndodh kjo atëhere Kosova do të jetë në hapësirën shqiptare e para që do të jap shembullin se si një femër mund të jetë kryeministre.

Dhe zakonisht femrat kryeministre janë më të drejta dhe bashkëpunuese se burrat. Krahasimi përherë çalon, porse mjafton të shikojmë Angela Merkel si kancelare e Gjermanisë.