.
×

Ja kush janë personat e arrestuar për trafikim të narkotikëve(Video)



Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), Njësia e Ferizajt, pas informacioneve të pranuara përmes rrugëve operative dhe burimeve relevante, në teren ka zbatuar Planin Operativ Taktik ,,Çelësi”. Kështu, me 11.09.2017, në rajonin e Ferizajt, ka kontrolluar një depo të mobileve e cila prodhimet i exporton jashtë vendi.

 

Gjatë kontrollit të depos  janë gjetur disa dyer të dhomave të përgatitura për export. Gjatë kontrollit të njërës prej tyre, në brendësia të saj është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në vendngjarje ka dal edhe Prokurori i Shtetit i cili ka prezantuar më pas  në vendin e ngjarjes. Me urdhër të tij, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë  konfiskuar gjithsejtë 40 copë dyer.

 

Operacioni policor i filluar me datë 11.09.2017 është vazhduar edhe me datë 12.09.2017, ku është arritur të arrestohen pesë persona të dyshuar:

 

  • F.A. viti i lindjes 1984, mashkull, shtetas i Kosovës,
  • V.Z. viti i lindjes 1980, mashkull, shtetas i Kosovës,
  • A.A. viti i lindjes 1972, mashkull, shtetas i Kosovës,
  • B.H. viti i lindjes 1983, mashkull, shtetas i Kosovës dhe
  • N.B. viti i lindjes 1974, mashkull, shtetas i Kosovës.

 

Prokurori i Shtetit për dy të dyshuarit e parë (F.A dhe V.Z) ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë.

Po ashtu, si prova materiale në lokacionin e parë dhe në disa lokacioneve tjera të dyshuara janë gjetur dhe konfiskuar:

 

  • Njëqind e tridhjetë e pesë kilogram (135 kg) substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, së bashku me 40 dyer të dhomave,
  • Një AK/47 me dy karikatorë,
  • Gjashtë telefona mobil, dëshmi tjera dhe
  • Një veturë.

 

Ne vazhdim gjeni edhe linkun e videos (në youtube) të prezantuar gjatë konferencës për media të PK-së dhe fotot./Botapress/