.
×

Ja kush janë kandidatët për drejtor të RTK-së?



Albert Ademi, Bekim Hasani, Mentor Shala dhe Fisnik Dërguti, janë katër “musketerët” që synojnë të marrin menaxhimin e RTK-së në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar.

 

Botapress, 19 tetor

Drejtori në largim Mentor Shala duket se ia ka shtruar vetes rrugën edhe për një mandate të dytë në postin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së. Ai nuk ka ndonjë sfidues serioz për postin e tij dhe kjo I jep mundësi atij që të rizgjedhet edhe për një mandate në krye të RTK-së.

Burime të Botapress-it brenda Bordit të RTK-së bëjnë të ditur se sot, në takimin e parë para mbylljes së afatit të konkurimit, Bordi ka pranar 4 aplikacione për të parin e RTk-së.

Ata janë: Albert Ademi, Bekim Hasani, Mentor Shala dhe Fisnik Dërguti.

Kështu Albert Ademi dhe Fisnik Dërguti kanë konkuruar në momentet e fundit vetëm sa për të përmbushur kriterin e konkurimit të domosdoshëm për më shumë se 3 kandidat, ndërkaq Bekim Hasani duket se nuk është konkurent serioz për drejtimin e RTK-së për shumë arsye. Hasani ka qenë në detyra menaxhuese në RTK më parë dhe nuk është shquar për ndonjë hap që mbahet në mend, ndërkaq Ademi e Dërguti janë vetëm kandidat formal për të drejtuar RTK-në.

Konkursi I shpallur për drejtor general të RTK-së është shpallur 3 muaj para përfundimit të mandatit të drejtorit actual dhe duket se menaxhmenti aktual po shfrytëzon situatën aktuale në vend për të riakomoduar veten edhe për në mandat të ardhshëm.

Në ndërkohë edhe Mentor Shala është shquar për afera të ndryshme e të mëdha korruptive, përjashtime nga puna dhe pranim pa kritere të gazetarëve në RTK.

Ndaj Mentor Shalës janë organizuar protesta të mëdha nga Sindikata e RTK-së. Sindikalistët e RTK-së paralajmërojen përsëri protesta nëse Mentor Shala do të jetë në krye të RTK-së, bëjnë të ditur burime nga Sindikata për Botapress.